NDERIMET E FUNDIT KUSHTUAR KRYETARIT TË SHOQATËS SË PARË TË EGJIPTIANËVE TË KOSOVËS TË NDJERIT - VESEL KODROLLIT |
|||
|
Të Dielen, me datën 07.10.2012 duke filluar prej ores 12, Shoqata e Egjiptianeve Kosovarë „KLEOPATRA“ me seli në Konstanz-Gjermani, organizoi TUBIM KOMEMORATIV kushtuar Kryetarit të Shoqatës së parë të Egjiptianëve të Kosovës, të ndjerit VESEL KODROLLIT. Ky tubim u mbajtë në Allensbach-Kaltbrun afër qytetit Konstanz-Gjermani, ku u vlersua lartë kontributi i të ndjerit dhënë cështjes sonë kombëtare egjiptiane në Kosovë. Pjesmarrës në këtë tubim ishin aktivistët e disa shoqatave të Egjiptianëve Kosovarë në diasporë, në mesin e të cilëve ishin edhe bashkpuntorët e të ndjerit: Qerim Abazi, Elez Krasniqi, Sadri Alaj dhe Isamil Krasniqi-Mala. |
||
![]() |
|||
Tubimin e hapi Skender Imeri, antarë i Kryesisë së shoqatës Egjiptiane „KLEOPATRA“, |
|||
![]() |
VESEL (Sahit) KODROLLI lindi me 15.11. 1953 ne fshatin Gjurkovc - Komuna e Shtimes. Rrjedh prej nje familje te ndershme fshatare, ku babin e kishte bujk e te emen shtepiake. U rrite dhe jetoi ne fshatin Gjurkovce ku banojne egjiptianet dhe shqiptaret bashke. Shkollen fillore e kreu ne fshatinMuzeqine (3 km larg vendlindjes), Gjimnazin ne Lipjan, Ne Dhjetor te vitit 1981 u punesua ne Shtepine Ndeshkuese - Korektuese ne Smrekovnice - Nga familja e tij e ngushte Ai la bashkeshorten SANIJE me djemte MENESI (18 vjecar) |
||
Bashkekombas te nderuar ndarja fizike e Vesel Kadrollit eshte nje dhimbje dhe humbje shume e madhe dhe e pa zevendsushme per tere komuniteti tone qe sot jetojn dhe veprojn ne mbare boten a posaqerishte nje humje e madhe per tere Ballkanin dhe Kosoven ku gjindet popullata e jone dhe ku i ndjeri Vesel Kadrolli me shoket e tije arriti qe per her te pare ti realizoj endrrat e stergjysherve dhe baballarve tane dhe ne menyre te organizuar formoj shoqaten e pare Egjypatase me 20.01.1990 ne Fushe Kosov ku edhe u zgjodhe edhe kryetari i pare i kesaj shoqate qe ishte gjegjsishte kryetari i pare i levizjes tone Kombtare. I ndjeri Vesel Kadrolli ishte nje strateg ishte nje guximtar dhe nje patriot shume i madhe i kombit tone ku gjitheher edhe ne koherat ma te veshtira te viteve te 90 gjitheher e kishte ne mendje popullin e vete dhe qendroi prane popullit te vete ne ditet ma te veshtira duke e mbrojtur ne qdo aspekt si politik ashtu edhe ne ate social. Entuziasmin e vet Intelektual dhe Kombtar githeher e kishte shfrytezuar dhe munduar ne te miren e popullit te vete ku thoshte: nder te tjera Zitat: Qe edhe popullata e jone duhet ti gezoj te gjitha te drejtat kombtare si popujt e tjer ne kuptimin Kombtar Nacional e mos te jemi te perpuzur te qeshur dhe te nenqmuar nga askushe si deri me tani pore pore duhet ne dhe gjeneratat e ardhshme te jemi krenar dhe te mburremi per prejardhjen dhe origjinen tone: Per jeten dhe vepren e te ndjerit kane folur ne vitet e 90, po flitet sot ,do te flitet ne te ardhmen pore historia kombtare do te flase ma se miri qe emri dhe Prandaj e lusim Allahun e madherishem qe ta shperblej me Xhehnet , AMIN. |
|||
![]() |
Në vazhdim morri fjalën Nënkryetari i Shoqatës Ekrem Abazi, ku prezentoi dhe komentoi disa fotografi mbi aktivitetin e të ndjerit dhe bashkpuntorëve të tij, njoftoi të pranishmit në lidhje me ndimën e dërguar familjes së të ndjerit në shumë prej 1.264 € (kliko këtu dhe lexo), të grumbulluar nga aktivistët egjiptianë në diasporë dhe lexoi falenderimin e Menesit-djalit të të ndjerit. Pataj të pranishmit u njoftuan mbi disa telegrame ngushlluese të dërguara përmes postes elektronike, nga Dr. Rubin Zemon, Kryetari i IRDK-së Xhevdet Neziraj, Kryetari i LEK-ut Bislim Hoti dhe Kryetari i BN „ Piramida“ në Austri Sadedin Delija. Gjitashtu u bë prezentimi i video materialit, ku gjatë muajit Maj të viti 2002 antarët e Kryesisë, Ekrem Abazi dhe Jahir Zymberaj bën intervistë me të ndjerin Vesel Kodrollin. |
||
kliko në foto dhe shiqo video materialin në Youtube, |
|||
![]() ![]() Axha Malë - Isamil Krasniqi - partiot dhe veteran i hershëm egjiptianë në Shoqatën e Egjiptianëve Kosovarë - Albstadt Ebingen, shumë i emocionuar tha : Vllezer, shokë e dashamir egjiptianë, Veselin e njohim të gjithë e kurr nuk duhet harruar punen e tij për popullin egjiptianë. Jam i plakur e i smurë e spo mundem me fol. Detyra jonë ka qenë me u permend emri egjiptianë, e këtë e arritëm por nuk jam i knaqur sepse jemi larg e nuk jem kah punojm sa duhet. Kemi shokë që u larguan nga jeta si Rrahmani, Muja etj, me ta cilët punuam shumë e kohëve të fundit jemi largu nga puna. Kam shumë për të folur, por jam shumë i emocionum e nuk po mundem. ![]() ![]() Sami Radi, zëdhënës i LEK-ut, Zvicër tha: Falemnderit për fjalën e dhanur, edhe pse është duke na përfaqsu Sadri Alaj. Ne e kemi pa të arsyeshme të jemi prezentë dhe jemi të nderuar për ftesën që na keni bërë. Falenderoj posaqërisht Milazim Aliaj, Skenderin, Ekremin, Jahirin që u angazhuan për mbajtjen e këtij tubimi komemorativ. Siq e thash edhe para tubit oficiel, është munges e madhe që ne në Zvicër për Veselin kemi ndëgju nga Bajram Imeraj, Tafil Rexhepi, e nga bashkpuntorët e tij Ibish Bajrami, Elezi, qka tregon për një pakujdesi që kemi pasë dhe kemi për këta njerëz. Por edhe ky tubim është shumë i vlefshëm, siq e kam thanë në tubimin kushtuar të ndjerit Ibish Bajramit se këta njervz e dhanë kontributin e vet, këta njerëz kanë bërë atë që kanë pasur mundësi dhe me siguri se me veprën e tyre kanë siguru përjetsimin. Pra për këta njerëz është e domosdoshme të shkruhet për veprën e tyre, të thuhen fjalë të mëdha me të cilat shkrime do të njoftohen gjeneratat e ardhëshme. Unë në emër të LEK-ut në Zvicër i shpehi ngushllimet bashkpuntorëve të Veselit, përmes këtij tubimi edhe familjes së Veselit dhe në fundë të them se Veseli la një jetë shumë të pastër dhe shumë të ndershme. Ngushllime ![]() ![]() Qelë Neziri , antarë i Kryesisë së LEK-ut, Zvicër Shprehi ngushllimet e mia familjes se Veselit e gjithashtu bashkpuntorëve te tij. Për Vesel Kodrollin kam ndëgju më së shumti nga bashkpuntori i tij Tafil Rexhepi, i cili për fatë të keq sot nuk mundi të jetë prezentë. Një gjë jam shumë i sigurt se në kohën kur Vesel Kodrolli e barti barrën e kryetarit, shumica e njerzëve tanë as që kanë guxu të deklarohen egjiptianë. Prandaj nëse dikush ka merita të mëdha në këtë popull pa dyshim se është edhe Vesel Kodrolli. Unë i takoj gjeneratës së pasluftës, por jam shumë i sigurtë se qëllimi i Vesel Kodrollit ashtu si edhe i yni është një - pra deklarimi egjiptianë. Nga puna e deritanishme shofim se kemi hecur me hapa të vogël, me milimetra por me hapa të sigurtë. Prandaj duhet të kemi kujdes me figurat tona historike, ashtu siq e mbajtëm tubimin komemorativ kushtuar të ndjerit Ibish Bajramit, edhe sot në këtë tubim kujtojm sado pak këtë njeri. Më në fund edhe një herë ngushllimet e mia. ![]() |
|||
|
![]() |
||
Veprimtaria e te ndjerit VESEL KODROLLIT eshte e gjere , sepse ai si strateg dhe kolos i ceshtjes sone kombetare Egjiptiane, i perkrahur nga shoket, punoi dhe veproi ne |
|||
Elez Krasniqi, poashtu bashkpuntorë i të ndjerit, ndër të tjerat tha: Para se të flasë dhe të diskutoj më lejoni që familjes së Veselit, bashkpuntorëve të tij dhe gjithë popullit egjiptianë ti shprehi ngushllimet për Kryetarin e parë të lëvizjes Egjiptiane, i cili jetën më të vlefshme ia kushtoi kësaj lëvizje, e cila ishte lëvizje për herë të parë në historin e këtij populli. Lëvizje e aktivizuar nga njerzit të cilët nuk kishin kurfar interesi tjetër përveq identifikimit nacional. I jam shumë mirnjohës atij burri i cili sakrifikoi jetën e vetë, por puna aktiviteti e dëshira e tij nuk shkoi huq. Më kujtohet kur gjatë një takimi në Pejë në oden e Mujë Qakollit ishim një masë e madhe ku gjatë një diskutimi e i pyetur nga disa te rinjë se qka po punoni ju, qfarë suksese kemi ? |
![]() ![]() |
||
Veseli pak i nervozuar u përgjegjë: Mos pritni ju që ne si shoqatë të ndërtojm piramida dhe ti themi popullit qe ku janë piramidat e Egjiptianëve e ne jemi Egjiptianë. E ndjej vehten shumë fajtor dhe përgjegjës për mos përcjelljen a atij burri në kohën e pas luftës. Veseli ishte tolerant, ndëgjues i mirë por kur ishte e nevojshme u tregonte këmbngulës, e ishte patriot ku këtë e dëshmon vetë fakti se qysh në ato kohra ia dha djalit emrin Menes - emër i njohur në historin e Egjiptit. Puna dhe aktiviteti i tij me shokë nuk shkoi huq, se kjo po shifet me rezultatet e tanishme ne Kosovë ku kemi Parti politike e udhëheqës Egjiptianë. Vepra e Veselit nuk harrohet. Lavdi i qoftë ![]() |
|||
Pasë përfundimit të Tubimit Komemorativ, të pranishmit diskutuan dhe i dhanë rëndësi të posaqme edhe temave aktuale: - caktimi i ditës kombëtare të Egjiptianëve në Kosovë si dhe - bashkimi kombëtar Në lidhje me këto tema referoi Sekretari i Shoqatës Jahir Zymberaj, i cili ishte i njoftuar nga biseda telefonike që kishte pasur me Fazli Stollaj, Kryesues i Këshillit Drejtues të IRDK-së. Gjithashtu Jahir Zymberaj na njoftoi për rastin e një fëmiu 6 vjeqarë nga Zallqi, Arian Qukaj i cili vuan nga një smundje e rëndë. Të pranishmit duke pa të arsyeshme nevojën e një ndihme financiare, grumbulluan një shumë simbolike prej 250 euro për t´iu dërguar fëmiut të smur. |
|||
Materialin e punoi admin. Ekrem Abazi |